Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt deklaroi se rritja e numrit të personave të prekur me COVID-19 në Kosovës nuk është e mirë.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori ka shkruar se distanca sociale po tregon rezultat edhe në Gjermani. Heldt ka bërë thirrje që të respektohen masat e sigurisë.
“Vendet e Bashkimit Evropian po kalojnë një periudhë sfiduese me bllokime të mëdha si në gjithë botën. Por distanca sociale po shihet se është formë efektive, gjithashtu edhe në Gjermani. Rritja e numrit të të infektuarve në Kosovë nuk është e mirë. Të gjithë mund të tregojnë përgjegjësi duke respektuar masat e sigurisë”, ka shkruar Heldt.
Kujtojmë se numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë ka arritur në 387, kurse 69 të tjerë janë shëruar.