MENU
klinika

Detajet

“Xhisiela”, Rexhep Rraja mbetet në burg

02.10.2018 - 10:22

Rexhep Rraja , djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, i akuzuar për përndjekjen e e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku është lënë në burg.

Ai doli sot para gjykatës së Krujës për vlerësimin e masës së sigurisë, 24-vjeçari u përfaqësua në gjykatë me avokatin e tij Ilir Bajraktari.

Seanca ishte e hapur për median vetëm për pak minuta, ku i pandehuri i komunikoi gjeneralitet e tij gjykatëses.

Më pas prkurorja Mirela Kapo kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për arsye të sekretit hetimor dhe për të evituar viktimizimin e viktimës.

Prokurore e çështjes ishte Mirela Kapo ndërsa gjyqtare Enkelejda Hoxha.Tashmë i riu do të transferohet sërish në paraburgimin e Durrësit.

Rexhep Rraja u arrestua paraditen e së dielës 30 shtator, teksa ndodhej në një biznes që jepte makina me qera pranë Rinasit.

Ndaj tij është ngritur vetëm akuza e “përndjekjes”. Ndërkohë ekspertiza mjekoligjore vërtetonte se ndaj 25 vjeçares Xhisiela Maloku ishte ushtruar dhunë, duke i djegur cigare në trup si dhe duke e goditur me qytën e pistoletës.

Mjekësia ligjore dorëzoi më 27 shtator në Prokurorinë e Krujës aktin e ekspertimit të Xhisiela Malokut duke vlerësuar se ajo ka dëmtime fizike të cilat klasifikohen si rrahje dhe për të cilat ligjërisht, jepet raport deri në 9 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës