MENU
klinika

Nga flokët e thatë tek buzët e çara

6 shenjat që tregojnë se po ushqeheni keq!

19.04.2020 - 12:44

Kequshqyerja apo ushqyerja e pamjaftueshme mund të reflektohet edhe në shenja fizike, përveç atyre metabolike.

Këto shenja nuk janë gjithmonë specifike dhe shpeshherë mund të reflektojnë mungesë të një sërë lëndësh ushqyese apo situatash që nuk lidhen detyrimisht me ushqimin.

Ja disa prej tyre: 

Flokët
Flokë pa shkëlqim, të thatë, që bien, apo që këputen lehtësisht, mund të lidhen me mungesë vitamine C, proteine, zinku apo hekuri . Flokët e tillë mund të jenë edhe si pasojë e moshës apo dëmtimit nga produktet jo të duhura për flokët.

Sytë
Sytë e zbehtë mund të sinjalizojnë mungesën e hekurit, me njolla dhe të thatë mungesën e vitaminës A,  të kuq në cepa mungesën e vitaminës B. Arsye të tjera mund të jenë anemia, çrregullime të syve, alergjia dhe mosha e thyer.

Buzët
Buzë të thata, të çara apo me plagë në anë mund të jenë si pasojë e mungesës së vitaminës B.

Goja dhe mishrat e dhëmbëve
Mishra të gjakosur të dhëmbëve mund të sinjalizojnë mungesën e vitaminës C, gjuha e lëmuar mungesën e vitaminës B dhe ulja e shqisës së shijimit mungesën e zinkut.  Arsye të tjera mund të jenë sëmundjet periodontale apo mungesa e higjienës së gojës.

Lëkura
Vështirësia në mbylljen e plagëve mund të vijë si pasojë e mungesës së proteinave, vitaminës C apo zinkut. Lëkura e thatë, e ashpër, pa yndyrë mund të jetë si pasojë e mungesës së acideve yndyrore në dietën ushqimore, mungesës së proteinave, vitaminës A dhe B. Kur kemi hematoma apo gjakosje nën lëkurë, kjo mund të ndodhë si pasojë e mungesës së  vitaminës C dhe K dhe kur lëkura është e zbehte mund të kemi mungesë hekuri.

Thonjtë
Thonjtë me valëzime mund të jenë si pasojë e mungesës së proteinave dhe në formë luge, të zbehtë si pasojë e mungesës së hekurit.

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?