MENU
klinika

"Le t'i zhdukim pabarazitë"

Papa Françesku thirrje: Virus më i rrezikshëm, indiferenca

19.04.2020 - 14:19

         Papa Françesku bëri thirrje sot, për një vizion gjithëpërfshirës në të gjithë botën. Fjala e tij, vjen si mesazh në ditët e vështira të pandemisë dhe izolimit

Ai theksoi, se lëvizja pa solidaritet global ose duke përjashtuar sektorët e shoqërisë nga rimëkëmbja, do të rezultojë në “një virus edhe më të keq”.

Papa u largua nga Vatikani, për herë të parë në më shumë se një muaj, për të mbajtur meshën në një kishë pothuajse të zbrazët, disa blloqe larg, për të shënuar të Dielën e Mëshirës Hyjnore.

Ati i Shenjtë, u shpreh se rimëkëmbja nuk mund të linte askënd pas dhe se tani ishte koha për të shëruar padrejtësitë në të gjithë botën, sepse ajo minonte shëndetin e gjithë familjes njerëzore.

“Tani, ndërsa ne mezi presim një shërim të ngadaltë dhe të vështirë nga pandemia, ekziston rreziku që të harrojmë ata që kanë mbetur” – tha Papa.

“Rrezikojmë të mund të goditemi nga një virus edhe më i rëndë, ai i indiferencës”, – ka përfunduar me këto fjalë, mesazhin mbarë njerëzimit.

Kush është autori më i mirë i vitit

Panairi i Librit 2024 shpall fituesit

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!