MENU
klinika

Shtrohet në spital

Thaçi shfaq probleme me shëndetin

20.04.2020 - 10:24

Presidenti Hashim Thaçi ka shfaqur probleme me shëndetin e tij dhe është shtruar këtë mëngjes në spital.

Mediat kosovare raportojnë se Thaçi ndodhet në Klinikën e Urologjisë ku ka marrë edhe infuzion. Nga ana tjetër Presidenca e Kosovës informon se më vonë do të bëhet një deklaratë lidhur me shëndetin e Hashim Thaçit. Deri tani dihet se problemet kanë ardhur për shkak të komplikacioneve të shëndetit të Presidentit.

Dje Presidenti i vendit kaloi të dielën me një shëtitje në Bjeshkë teksa sot kishte për të takuar edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti lidhur me situatën që po kalon Kosova me COVID-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat