MENU
klinika

60 infermierë drejt Italisë

Di Maio: Një dhuratë tjetër, që vjen nga miqtë tanë shqiptarë

20.04.2020 - 15:18

Ministri i Jashtëm i Italisë Juigi Di Maio ka reaguar pasi janë nisur nga Shqipëria një tjetër grup infermierësh prej 60 vetash të cilët do t’i vijnë në ndihmë shtetit fqinj në “luftën” kundër Covid-19.

Di Maio teksa e ka quajtur grupin prej 60 infermierësh një dhuratë tjetër nga Shqipëria ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e treguar ndaj Italisë në këtë periudhë të vështirë.

“Sot mbërrijnë në Itali një grup me 60 infermierë nga Shqipëria për të dhënë mbështetje spitaleve tona. Një ndihmë konkrete, një dhuratë tjetër, që vjen nga miqtë tanë shqiptarë. Faleminderit Edi Rama për solidaritetin dhe ndihmën ndaj Italisë”, shkruan Di Maio.

Kujtojmë se disa javë më parë Shqipëria bëri jehone me gjestin fisnik ku dërgoi një grup prej 30 mjekësh dhe infermierësh të cilët po japin kontributin e tyre në spitalet e Italisë.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!