20.04.2020 - 17:14
Rritja e të infektuarve që sot shkoi në 19 në Kurbin nga vatra e fasonerisë në Fushë Krujë, ka bërë që bashkia të rrisë masat në treg.
Nesër tregu i fruta-perimeve do të jetë i hapur nga ora 07:00-14:00 por do të funksionojë sipas rregullave të reja të disiplinimit të lëvizjes.
Hyrja në treg nga nesër do të bëhet vetëm nëpërmjet kalimit në tunelin e dezinfektimit dhe dalja në krahun tjetër të tregut.
Gjithë procesi do të mbikëqyret nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.