21.04.2020 - 07:46
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të pezullojnë përkohësisht emigrimin. Kështu ka njoftuar presidenti i SHBA, Donald Trump përmes një postimi në Twitter.
Ai tha se do të pezullojë përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të “sulmit nga armiku i padukshëm”, sic e cilëson Trump koronavirusin.
“Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve të mëdhenj amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara”!- shkruan në Twitter Trump.