MENU
klinika

Në rast të kundërt gjobë

Maqedonia e Veriut vendos përdorimin e maskës me detyrim

21.04.2020 - 08:44

Qytetarët e Tetovës, Kumanovës dhe Prilepit do t’u duhet të vendosin maska mbrojtëse nëse dalin nga banesat për shëtitje, pazare apo punë ose në rast të kundërt do të gjobiten.

Në mbledhjen e Shtabit të Krizës në Kumanovë u kërkua nga qeveria të sillen maska teksa tashmë përdorimi i tyre është njësoj si fasha e orareve.

Por ashtu tek këto 3 Komuna nuk lejohet transporti publik e privat ndërsa në hapësira publike nuk lejohen më shumë se 2 persona të shoqëruar ose fotografohen dhe gjobiten.