MENU
klinika

Nga 21 të testuar, 11 rezultojnë pozitivë

Kruja vatra më e re e COVID-19 në Shqipëri

21.04.2020 - 09:31

Kruja ka regjistruar 11 raste me COVID-19 teksa deri më tani ka pasur 23 raste.

Mësohet se së fundmi nga 21 tamponë që janë marrë në Krujë 11 prej tyre kanë rezultuar pozitivë dhe tashmë Kruja bëhet qendra më e re e COVID-19 në Shqipëri.

Në total Kruja regjistron 33 të infektuar me COVID-19 ndërsa sipër saj qëndrojnë vetëm Tirana, Shkodra Durrësi dhe Fier.