21.04.2020 - 09:44
Ministria e Brendshme e Maqedonisë e Veriut ka deklaruar se 19 punonjës të saj kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Ministria ka deklaruar gjithashtu se jatë 24 orëve të fundit në vend është marrë vendim për izolimin e 135 personave ndërsa 53 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë së Covid-19.
Brenda 24 orëve të fundit nga karantina shtetërore kanë dalë 767 persona ndërsa janë futur 29 perona të tjerë.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 54 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 1,225 të infektuar.