MENU
klinika

Mesazhi prekës i shokut të ngushtë

“Kumbari mungon sot në mortin tënd”

21.04.2020 - 12:44

Shkrimtari Zija Çela, shok gjimnazi dhe kumbar i martesës së Rikard Ljarjas me Marjeta Ljarjan, ka postuar një mesazh prekës, pas vdekjes së mikut të tij të ngushtë.

“Sa pak, sa pak mori Rikard Ljarja dhe sa shume, sa shume na dha. Dhe ne perseri nuk do te mund t’i japim, ndersa Ai do te vazhdoje te na jape permes ekranit. Pikellimi ka ndricimin e vet dhe ne keto caste ka pikerisht ate te diamantit te zi. U njohem heret, ne vitet e rinise se gjimnazit, ne Shkodren e vendlindjes sone.

Nuk e parashihnim atehere se, nje dite, do te bashkepunonim ne nje film artistik, une si skenarist, ti regjisori dhe aktori protagonist.
Eshte filmi ku gjete Marjeten, protagoniste gjithashtu. Prandaj me ftuat deshmitar ne celebrimin zyrtar te kurorezimit si bashkeshorte.

E sot, ky deshmitari dhe ky kumbari, sot mungon ne mortin tend. E di Rikard, sic e dije fort mire edhe ti, miku im i ndier, shume plage marrim gjate rruges se jetes, vdekja eshte e fundmit qe na vret. Por qe, njekohesisht, na perball edhe me te ardhmen tjeter”, shkruan ai.