MENU
klinika

Humbën jetën 9 persona

Pas tragjedisë së Bryant, familjarët ngrenë padi

21.04.2020 - 17:57

Kur kanë kaluar rreth 3 muaj nga tragjedia e legjendës së basketbollit amerikan dhe botëror Kobe Bryant, tashmë nis një tjetër process. Pas Vanessa Bryant, që hodhi në gjyq që në shkurt kompaninë e helikopterëve, edhe familjarët e viktimave të tjera të tragjedisë së 26 janarit kanë bërë të njëjtën gjë.

Në këtë aksident humbën jetën 9 persona, përfshi edhe 13-vjeccaren Gianna Bryant, vazjën e Kobe dhe Vanessa. Helikopteri i përkiste kompanisë (Island Express Holding Corp).

Sipas mediave amerikane, padia është bërë nga dy djemtë e trajnerit John Altobelli, që gjithashtu humbi jetën në këtë aksident bashkë me bashkëshorten (Keri) dhe vajzën e tyre (Alyssia, që luante basketboll me Gianna).

Ndërsa padia e fundit është bërë nga tri djemtë dhe bashkëshorti i Christina Mauser, asistentja e Kobe Bryant, që ishte një nga viktimat e tragjedisë. Të gjitha këto padi janë depozituar pranë Gjykatës Supreme në Los Angeles.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon ish-basketbollisti Gazmend Çaçi

“Po tentonim të sillnim Kobe Bryant në Shqipëri”

Bënte manovra në ajër, fikte motorin

Helikopteri, fiksimi që i mori jetën Kobe Bryant