MENU
klinika

Piknik gjatë pandemisë

Pezullohen nga puna komandanti dhe zyrtari i policisë në Kosovë

22.04.2020 - 08:57

Komandanti i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës, Amir Gërguri, është pezulluar nga puna. Bashkë me të edhe një zyrtar policor.

Tri ditë më parë ata kanë dalë në piknik me një person me dosje penale, Blerim Poterën.

Përveç Poterës, ata shoqëroheshin edhe nga Nazmi Thaçi e Bedri Mustafa. Thaçi është vëllai i presidentit e Mustafa, vëllai i ish-deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës e ka konfirmuar shkarkimin e këtyre dy zyrtarëve, raporton KOHA.

Qalaj ka thënë se arsyet pse janë pezulluar këta zyrtarë është sepse kanë shkelur masat e kufizimit të lëvizjes dhe se janë shoqëruar me një person me të kaluar kriminale.

Ai ka thënë se këtë rast e ka përcjellë në Inspektoratin Policor për hetim të mëtejshëm.

Në këtë “aheng” ka marrë pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat