MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

23.04.2020 - 07:00

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e enjte, dt. 23 Prill 2020, priten reshje në të gjithë vendin. Në qarkun Vlorë priten reshje intensive, në qarkun Gjirokastër mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, priten reshje mesatare. Në pjesën tjetër të territorit priten reshje të dobëta. Reshjet ne qarqet Vlorë dhe Girokastër pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 10 / 17 °C
në vendet malore: 2 / 5 °C

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, veçanërisht në pjesën veriore të territorit.