“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Kam dhimbje në pjesen e mesme të shpinës çdo ditë duke filluar nga ora 5 e mëngjesit, dhimbjet janë të forta sa më zgjojnë nga gjumi dhe kam dhimbje në çdo pozitë. Sa zgjohem nga shtrati dhe filloj aktivitetin, më largohet dhimbja. Kam lindur para 6 muajve (lindje normale), a mund të ketë lindja ndikim?
Dr. Apostol Vaso: Sigurisht që dhimbja e ka precipituar, por si rregull ajo dhimbje ka qenë edhe më parë, ndoshta jo kaq e shprehur, por ka qenë. Duket një kontrakturë e muskujve të qafës, që herë pas here mund të shoqërohet edhe me dhimbje koke, ose krahësh.
Sëmundja nëse mund ti themi sëmundje quhet Sindormi i dhimbjes dhe disfunksionit myofascial. Ne internet ka shumë faqe ku shpjegon edhe mekanizmin e dhimbjes edhe mënyren si menaxhohet. Nëse nuk ndjen përmirësim nga vetëtrajtimi duhet të bësh vizita e të marrës trajtim të posaçëm.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.