22.04.2020 - 21:03
“Kjo do të jetë në varësi të epidemisë se si do të vijojë. Dje kishim një Tiranë me zero raste dhe sot jemi me 3. Edhe në Shqipëri ka pasur luhatje njëherë 6 e njëherë 13, por trendi është në ulje dhe kjo është e mirë. Nëse do të vazhdojë ky trend, më datë 4 majë mund të kemi një vendim. Nëse shkollat do të hapen Tirana ka 300 institucione arsimore, ku do të bëhet dezinfektimi dhe mund të kemi dhe mësim me dy turne për të mos pasur mbipopullim të nxënësve. nëse vendoset për t’u hapur më 4 maj ne jemi gati”, tha Veliaj.