MENU
klinika

Kina tjetër ndihmë për OBSH

Dhuron 30 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin

23.04.2020 - 10:33

Kina ka njoftuar se i ka dhuruar 30 milionë dollarë të tjera Organizatës Botërore Shëndetësore për të mbështetur bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër COVID-19.

Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang. Ky dhurim pason dhurimin e parë të bërë nga Pekin i cili ishte 20 milionë dollarë.

Pak ditë më parë Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai tha se “OBSH ka dështuar në kryerjen e detyrës së saj themelore”, në përgjigjen ndaj shpërthimit të Covid-19.

Deri tani të infektuarit nga koronavirusi në botë janë 2 637 314, nga të cilët 183 559 kanë humbur jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë parashikohet në muajt e ardhshëm?

Burrat apo gratë? Kush rrezikohet më shumë nga Koronavirusi?

Sqaron Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore

A përhapet COVID-19 nga ushqimet?