Dëmi ekonomik i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit po fillon të shihet qartë në të Europën, nga pronarët e bizneseve që janë duke luftuar për të mbajtur ‘’në jetë’’ dyqanet e tyre. Në Francë, më shumë se gjysma e bizneseve të vogla ndodhen nën një panik tepër të madh kundrejt falimentimit.
Edhe me mbështetjen masive financiare të qeverisë, vendet ende po përballen me falimentimin e shumë prej bizneseve dhe shkurtimin e vendeve të punës, dukë dobësuar ndjeshëm ekonominë. 25 milion ndërmarrje të vogla dhe të mesme të Europës që ndodhen në rrezik, punësojnë më shumë se 90 milion njerëz.
“Ne mund dhe duhet edhe t’i mbështesim masivisht këto biznese vetëm nëse ato përfaqësojnë një burim të madh të krijimit të vendeve të punës,” tha Nadine Levratto, drejtore kërkimore në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore.
Shpesh rezerva të pakta, bizneset e vogla janë më të rrezikuara sesa grupet më të mëdha. SME United, një shoqatë e punëdhënësish europianë, tregoi në një studim të kohëve të fundit se rreth 90% raportojnë se u goditën nga pandemia, me rreth 50% humbje në qarkullim. Federata e biznesit të vogël të Francës, CPME, thotë se 55% e firmave të vogla janë të shqetësuar për falimentimin, dhe një grup që përfaqëson punëdhënësit irlandezë thotë se afër 30% e tyre, nuk do të mbijetojnë nëse situata nuk përmirësohet brenda dy muajve të ardhshëm.
Gjermania ka premtuar garanci të pakufizuar kredie, në mbështetje të bizneseve të vogla, së bashku me 50 miliardë euro të vëna në dispozicion të tyre. Por, në Itali, subvencionet dhe kreditë paraqesin një sfidë më vetë, duke i lënë bizneset të pashpresë.
Kriza ngre pyetje të zjarrta për politikë-bërësit. Në Francë, gjatë një transmetimi live, ministri i financave Bruno Le Maire, ka reaguar ndaj një shqetësimi masiv, që lidhet kryesisht me pagesën e qirave dhe kredive të bizneseve të vogla gjatë kësaj periudhe. Le Maire, deklaroi se qeveria do të konsiderojë faljen e taksave në rast vonesash, por paralajmëroi se kjo do të sillte një kosto të madhe në buxhetin e shtetit.
Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërmarrjet e vogla janë në gjendje të marrin kredi të falshme që shndërrohen në grante nëse të paktën 75% e fondit është shpenzuar për listën e pagave.
Një numër i konsiderueshëm vendesh kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e ashpra, por përvoja nga Kina, ku rregullat e bllokimit janë liruar që nga marsi, tregon që konsumatorët nuk kanë dëshirë të dalin dhe të shpenzojnë. Ky është një shqetësim për shitësit, restorantet dhe baret, nëse ata nuk do të mund të arrijnë as gjysmën e xhiros ditore që fitonin përpara pandemisë.
Kjo mund të sjellë, një katastrofë prej 60% të restoranteve që zhduken nga një ditë në tjetrën.