MENU
klinika

Përfiton Partizani dhe Laçi

70 mln euro për ekipet që furnizuan kombëtaret

23.04.2020 - 13:52

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të shpërndajë një fond prej 70 milionë eurove për klubet që kanë kontribuar me futbollistë për kombëtaret e ndryshme. Në vendin tonë ato klube që përfitojnë janë Partizani dhe Laçi.

Kampionët në fuqi të Superiores kanë pasur rregullisht të grumbulluar me kuqezinjtë gardianin Alban Hoxha, ndërkohë që së fundmi është grumbulluar edhe Lorenc Trashi.

alban hoxha

Një tjetër klubi i Superiores që përfiton nga fondi i UEFA-s është Laçi, teksa pjesë e Kombëtares ka qenë gardiani Gentjan Selmani, i cili këtë sezon u largua në fillim të sezonit drejt kampionatit turk te skuadra e Menemenspor.

Ndërkohë, është vendosur përfundimisht shtyrja e Europianit të femrave, që ishte planifikuar të zhvillohej vitin tjetër në Angli. Vera e vitit të ardhshëm do të jetë shumë ngarkuar me turne të tjerë si Europiani, Kupa e Amerikës, Lojërat Olimpike dhe për këtë arsye u vendos që Europiani i femrave të shtyhet për verën e vitit 2022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN