Pas ngjitjes në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) në korrik të vitit 2019, astronautët amerikanë tanimë të kthyer në tokë, gjenden përballë një realiteti krejtësisht të paimagjinuar. Pandemia ka ndrushuar botën.
Andrew Morgan, njëri nga astronautët, gjatë një interviste tha se, ndërsa ishte “një përvojë e jashtëzakonshme dhe nder i madh” të jesh në gjendje të përfaqësosh vendin dhe planetin, si pjesë e ekuipazhit të ISS – filloi të përfytyrojë sesi Toka, ku do të kthehesha nuk do të ishte e njëjta me të që lashë kur ika”.
Morgan rrëfen se, më parë ka shërbyer si mjek në urgjencë dhe oficer.
“Ndaj, kam shumë respekt dhe i çmoj shumë profesionistët, të cilët vënë jetën në rrezik, kur vendi i tyre, kur bota, njerëzit, mbarë njerëzimi ka nevojë për ta’’ – tha ai.
“Por, gjithashtu, – shtoi Morgan, – për mua ishte shumë e vështirë të shihja këtë dukuri nga lart dhe të mos isha në gjendje të jem i pranishëm, të marr pjesë dhe të jap kontributim tim. Në këto kushte, mendova se gjëja më e mirë që mund të bëja, është t’u përcjell të gjithëve mesazhin sesa krenar jam për ta dhe se, jam i vetëdijshëm që situata si këto, nxjerrin në pah sakrificat e mjekëve.’’
“Por këto situata që ata i hasin çdo ditë, janë sakrificat dhe mënyra sesi, ata përditë përballen me rrezikun për jetën,” – theksoi ai.
Më 27 maj, NASA dhe SpaseX do të rinisin dërgimin e astronautëve nga SHBA, pas 8 vitesh varësi nga Rusia.