MENU
klinika

Mjekësia natyrale

“E kam zorrën e trashë të pezmatuar!” Fillo ha…

02.10.2018 - 17:15

Marrëdhënia e njeriut me hudhrën është mjaft e hershme. Hudhra ka një shije djegëse dhe jep energji, nuk paraqet vështirësi për t’u ruajtur dhe njeriu duhet ta ketë pëlqyer menjëherë si ushqim.

Pastaj qëllimisht apo gabimisht, me vetëdije apo rastësisht, njeriu zbuloi aftësinë e saj për të luftuar infeksionet dhe për të mjekuar sëmundjet. Gjithmonë është menduar se hudhra mund të ketë qenë një nga ilaçet e para që ka përdorur njeriu në epokat e hershme.

Hudhra në vetvete përmban diçka sa “hyjnore aq edhe djallëzore.” Ajo i jep ushqimit një shije hyjnore, ka fuqi shëruese. Nga ana tjetër gjithmonë ka pasur dhe do ketë njerëz që nuk ia durojnë dot erën të cilën ja jep përbërja sulfurike që ajo ka, por që është përbërësi kryesor shërues i saj.

Në kohët e lashta hudhra njihej si “ilaçi që mjekon gjithçka.”

Ky përshkrim për hudhrën vinte nga fakti që ajo përdorej si mjekim për të gjitha organet duke filluar nga lëkura dhe deri tek zemra. Kjo siç duket i rriste vlerat aq sa njerëzit kishin caktuar edhe një ditë feste për të që quhej “festivali i hudhrës.”

Hudhra rritet në të gjithë botën pavarësisht ndryshimeve klimatike. Rritet bashkë me bimë të tjera madje i ndihmon ato që mos të sëmuren nga disa baktere që prekin bimët.

Njohja dhe përdorimi i hudhrës si ushqim dhe si mjekim daton rreth 6000 vjet prapa në kohë. Kështu ato janë gjetur si në varret e faraonëve dhe në varret e thjeshta. Kështu, në varrin e faraonit Tutankhamen, mes rrezatimit të florinjve u gjetën edhe 6 kokrra hudhra të ruajtura në mënyrë të përsosur.

Sigurisht, fakti që të lë me gojë hapur është një e dhënë në regjistrat egjiptianë ku tregohet se për të ushqyer punëtorët që ndërtuan piramidën e Keopsit me hudhra ishin shpenzuar 16 mijë ton argjend për t’i blerë ato.

Ata e quanin hudhrën thelbësore për të ruajtur forcën dhe shëndetin e punëtorëve. Po kështu, kronikat e asaj kohe na tregojnë se hudhra ishte përbërësi kryesor i ushqimit në Egjipt dhe vlerat e saj mjekësore vlerësoheshin që atëherë.

Për mijëra vjet mjekësia bazohej tek bimët. Kalimi nga bimët tek ilaçet sintetike filloi gjatë shekullit të 20-të. Hudhra ka qenë gjithmonë e privilegjuar midis bimëve mjekësore për efektet e rralla shëruese të saj. Kjo fillon që me babain e mjekësisë, Hipokratin, i cili jetoi rreth viteve 460-370 para Krishtit.

Në përshkrimet e asaj kohe nga Hipokrati gjejmë këtë për hudhrën: “Ajo është e mirë për të nxitur urinimin. Është mirë ta hash kur mendon se do të pish shumë ose je i dehur. Hudhra e zier ose e skuqur është diuretike, shumë e mirë dhe e qetëson stomakun. Nëse nuk ka kollë dhe dalloni shenja të qelbëzimit në fyt, jepini të sëmurit të hajë një hudhër të gjallë dhe të pijë një gotë verë para se të flejë. Kjo bën që qelbi të dalë dhe ai të shërohet.

Për pezmatimin e zorrës së trashë përdorni hudhër të shtypur dhe të përzier me verë të zezë dhe ta holloni me ujë.”

Kur hahet e gjallë ose e zier e bën zërin më të qartë dhe zbut kollën, e shtypur dhe e përzier me verë është shumë e mirë kundër kafshimit nga gjarpri.