MENU
klinika

"Përherë koherent për të mbrojtur Kushtetutën"

Meta sqaron publikisht pse i miratoi Ndryshimet në Kodin Penal

24.04.2020 - 18:12

Presidenti i vendit Ilir Meta në një intervistë për Nova Media sqaroi publikisht pse i miratoi Ndryshimet në Kodin Penal, ndërsa i quan spekulime të gjitha zërat që krahasojnë këtë vendim me manifestimin e 2 Marsit.

Meta thotë se në atë rast ai mbrojti Kushtetutën dhe se do vazhdojë ta bëjë, ndërsa në rastin e Ndryshimeve në Kodin Penal bëhej fjalë për interesin e përgjithshëm publik, prandaj nuk duhen krahasuar dy vendimet.

“Çdo keqkuptim që bëhet midis qëndrimeve të Presidentit me manifestimin e 2 marsit dhe me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal është spekulative, për të treguar sikur këtu ka një inkoherencë, ndërkohë që është krejt e kundërta. Duhet të kuptojmë që janë dy situata të ndryshme. Koherenca ime në mbrojtjen e Kushtetutës ka qenë dhe do të jetë e përhershme. Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, dua t’ju sqaroj se ka patur një boshllëk dhe për këtë arsye një grup i deputetëve të mazhorancës ndërmori një nismë të papritur që krijoi shqetësim. Ndërkohë pas këtyre shqetësimeve mazhoranca kërkoi bashkëpunim në këtë rast. Duhet të kuptojmë që Presidenti kishte dy zgjidhje: që të mos bashkëpunonte paraprakisht dhe kur Kuvendi t’i bënte fakt të kryer këto ndryshime, Presidenti t’i kthente dhe mazhoranca t’i kalonte sërish. Por nuk mendoj se në rrethanat aktuale ky do ishte një vendim i drejtë nga ana ime në raport me interesin e përgjithshëm publik”