MENU
klinika

Pas vështirësisë vjen lehtësimi

Meta uron besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

24.04.2020 - 20:44

Presidenti Ilir Meta uron gjithë besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Meta shkruan se Iftari që tradicionalisht bashkon të gjithë shqiptarët në sofrën e bujarisë dhe solidaritetit, këtë vit për shkak të situatës i ka kushtëzuar të gjithë që të jenë bashkë shpirtërisht, por jo fizikisht. Duke cituar Kuranin, Presidenti shkruan “Pas vështirësisë vjen lehtësimi.”

Postimi i plotë i Metës:

Sot është dita e parë e agjërimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Iftari, që tradicionalisht bashkon të gjithë shqiptarët në sofrën e bujarisë dhe solidaritetit, këtë vit për shkak të situatës na ka kushtëzuar të jemi bashkë shpirtërisht, por jo fizikisht.

Bashkoj lutjet e mia me të gjithë shqiptarët dhe në veçanti me besimtarët myslimanë kudo ndodhen, me bindjen se ditë më të mira patjetër do të vijnë.

“Pas vështirësisë vjen lehtësimi” Kuran.