MENU
klinika

"Kam që në 2011 që e ftoj"

Basha: Jam i gatshëm të dal në debat me Ramën

24.04.2020 - 21:23

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se është i gatshëm të dalë në debat me kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit prej dy dekash nuk pranon.

Basha kundërshtoi shumë nga strategjitë e qeverisë gjatë pandemisë së koronavirusit, ndërsa tha në emisionin “Java” se Rama mund të heqë dorë nga “spektakli” dhe të përballet në debat me të.

“Do t’ju shkojë dëm përpjekja, sepse zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua. Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat. Megjithatë, dua të them diçka. Kur të vijë dita, absolutisht çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet. Pa diskutim, këtu roli i kryeministrit është kyç. Ndërkohë që gjendemi akoma në këtë situatë, mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që, në vend të spektaklit që mund të ofrojë një debat i dëshiruar, për te cilin shpreh gatishmërinë time në çdo moment, që energjia dhe fokusi i kryeministrit të jetë tek detyrat që duhen kryer dhe nuk po kryhen”, u shpreh Basha.