MENU
klinika

Dërgon ndihma mjekësore

Edhe Serbia ndihmon Italinë në luftën kundër COVID-19

25.04.2020 - 13:16

Serbia ka vendosur sot që të dërgojë furnizime mjekësore dhe mbrojtëse në Itali, në një veprim solidariteti në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pritet të vizitojë aeroportin e Beogradit për të parë aeroplanin e mbushur me ndihma.

Një ditë më parë, ai u takua me ambasadorët e BE-së në Beograd për të diskutuar pandeminë dhe ofroi ndihmë nga suficiti i pajisjeve të ndryshme të Serbisë për “çdo vend anëtar që mund t’i nevojitet”.

“Serbia është shumë mirënjohëse për ndihmën e Bashkimit Europian, veçanërisht gjatë pandemisë së koronavirusit”, tha Vuçiç.

“Ne do ta respektojmë gjithmonë këtë”, theksoi ai.

Ai shtoi se ofroi paketën e ndihmës gjatë një bisede telefonike me guvernatorin e Venetos, Luca Zaia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Palmer mesazh të qartë Kosovës e Serbisë

“Bashkëpunoni në luftë kundër koronavirusit”

Pajisje të tjera mjekësore

BE-ja i dërgon Serbisë 800 mijë maska

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat