26.04.2020 - 09:06
Pritej të ankorohej sot në portin e Vlorës trageti “Galaxy” i linjës Vlorë-Brindisi, i cili do të operonte në transportin e mallrave.
Por nuk ka ndodhur kështu pas një urdhri të ministrive të linjës dhe trageti mbetet sërish i pezulluar në Brindisi.
Ka qenë kompania ajo që ka bërë të ditur nisjen e punës në datën 26 prill teksa ministrit e linjës e kanë lënë të pezulluar serish lundrimin deri në një urdhër të dytë të tyre.
Momentalisht trageti ndodhet ne Brindisi i ankoruar dhe nuk dihet se kur do të niset drejt Vlorës për të filluar punën.