MENU
klinika

Dhunuan një person në qendër të qytetit

Arrestohet polici së bashku me mikun e tij në Fier

26.04.2020 - 09:18

Arrestohet 1 punonjës policie dhe 1 shtetas, pasi goditën për motive të dobëta një person në qendër të qytetit të Fierit. Shtetasi me iniciale D.R., nga Fieri, akuzohet për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërrimit të pronës” kryer në bashkëpunim.

“Mbrëmë rreth orës 20:00 punonjësi i policisë A.B. dhe shoku i tij, shtetasi D.R., në qendër të Fierit, kanë goditur me mjete të forta dhe grushte shtetasin Xh.O., duke i shkaktuar dëmtime fizike” njofton policia.

Përveç dëmtimeve fizike, dy agresorët kanë dëmtuar mjetin e të riut. Një patrullë policore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe i shoqëroi në Komisariat, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka pezulluar menjëherë nga detyra Inspektorin.

Të gjitha veprimet e kundraligjshme dhunuesit i kanë kryer duke thyer fashat orare të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi për gjendjen e jashtëzakonshme, duke i shtuar shkeljet e tij.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier