MENU
klinika

Kur kompanitë bëhen më të forta se shtetet

Gjurmimi i COVID-19/ Apple ‘në luftë’ me Gjermaninë, Francën dhe MB

26.04.2020 - 10:28

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania janë në një betejë pushteti me Apple dhe Google për mënyrën sesi COVID-19 duhet të gjurmohet përmes aplikacioneve. Ashtu si kombet e tjera, të tre vendet janë duke garuar të fillojnë aplikacione që do të mbështeten në sinjalet e transmetuara përmes Bluetooth për të monitoruar përhapjen e COVID-19.

Në përgjithësi nëse dikush që përdor aplikacionin raporton simptoma të koronavirusit dhe testohet pozitiv, aplikacioni do të paralajmërojë njerëzit që mund të kenë pasur kontakte me ta gjatë 14 ditëve të mëparshme. Kjo është një formë dixhitale e “gjurmimit të kontaktit”.

Beteja midis kompanive dhe shteteve po fokusohet në çështjen se sa të dhëna private do të mbledhin këto aplikacione dhe ku do të ruhen ato informacione, me Apple dhe Google që bëjnë presion për një qasje mjaft miqësore ndaj privatësisë.

Apple dhe Google, duke qenë ofruesit kryesorë të programeve smartphone, përkatësisht krijuesit e iOS dhe Android, kanë kërkuar të unifikojnë qasjen duke krijuar bashkërisht një API.

Çështja është se Apple dhe Google janë të gatshëm të lejojnë vetëm aplikacione që plotësojnë standardet e tyre të privatësisë për të përdorur API-in e tyre, dhe jo çdo vend duket se po pajtohet me ato standarde.