Castellino del Biferno është një qytet i vogël në rajonin Molise në jug të Italisë me vetëm 550 banorë. Minierat e parave janë diçka që kryetari i qytetit Enrico Fratangelo ka studiuar për më shumë se dymbëdhjetë vjet. Pandemia e Covid-19 i dha mundësinë për të provuar aftësitë e tij.
“Ne vendosëm të krijojmë para për të siguruar që ekonomia lokale të mund t’i rezistojë ndikimit të situatës. Sado e vogël kjo ekonomi mund të jetë, ekzistojnë tre ose katër biznese ende të hapura, pa marrë parasysh bare apo lokale”, shpjegoi Fratangelo.
Kartëmonedhat “Ducati” ju shpërndanë banorëve në përputhje me nevojat e tyre ekonomike. Ata kanë kaluar tashmë mijëra “Ducati” në dyqanet e tyre lokale. Cdo dy javë, dyqanet kthejnë “Ducati” në këshillin e qytetit dhe marrin shumën përkatëse në euro.
Kryetari i bashkisë beson se kjo është gjithashtu një mundësi për të rritur ndjenjën e përkatësisë së qytetit, pasi kartëmonedhat përshkruajnë simbole vendase si kisha, pishinën publike ose statuja e Virgjëreshës.
“Pesë “Ducati” vlejnë 5 euro, 20 prej tyre vlen 20 euro. Kjo është për të shmangur konfuzionin, veçanërisht për të moshuarit,” tha Fratangelo. Kryetari i bashkisë mori 5,500 euro nga qeveria për të lëshuar kuponë ushqimi për familjet në nevojë gjatë pandemisë. Këshilli i qytetit shtoi kursimet e tij dhe shpërndau kartëmonedhat “Ducati” për mbi 200 familje në qytet.
Njerëzit mund t’i shpenzojnë ato për mallra thelbësorë, siç është mishi në dyqanin e kasapit, ku ishin shpenzuar pothuajse 4,000 “Ducati”./Euronews