28.04.2020 - 10:12
Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se po vazhdon normalisht procesi i përpunimit të mallrave në Portin e Durrësit. Sipas njoftimit 7 anije tregtare janë akostuar në kalatat portuale të ngarkuara me rreth 20 mijë ton mallra të ndryshme që do të përpunohen, që i përkasin import/eksportit.
“I gjithë stafi operativ po punon me masa të shtuara të sigurisë, duke respektuar të gjithë protokollin e kushteve të pandemisë së COVID-19,” shkruhet në njoftim.