28.04.2020 - 11:43
Janë katër qytete të Shqipërisë, të cilat janë prekur nga COVID-19, por të gjitha rastet janë shëruar.
Lezha me 14 raste, Rrogozhina dhe Tropoja me nga 4 raste dhe Mallakastra me 1 rast.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.
Ndërkohë në total në vendin tonë janë infektuar 750 persona nga të cilët 30 kanë humbur jetën.