MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Liderët duken në momentet më “të errëta” të historisë!

28.04.2020 - 16:48

Nuk ka pse të përfundojë në këtë mënyrë, por duket se “vdekja” është afër.

Pas 48 vjet përparimi të mundimshëm, prishja e marrëdhënieve SHBA-Kinë është shumë afër. Ky është një rezultat tragjik për të dyja palët, dhe për botën.

Nga një luftë tregtare të panevojshme në një luftë gjithnjë e më të dëshpëruar kundër koronavirusit, dy vendet duket se gjendet në një lojë pa rrugëdalje, ku ato vetëm fajësojnë njëra-tjetrën.

PublikU nacionalist amerikan është “i ngopur” me Kinën. Sipas një sondazhi të ri nga Qendra Kërkimore Pew, 66% e qytetarëve amerikanë e shohin Kinën tani në mënyrë jo të favorshme, më keq sesa verën e kaluar.

Publiku po aq nacionalist kinez është gjithashtu i irrituar me Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk ndodh vetëm sepse Presidenti Donald Trump këmbënguli ta quajë pandeminë “virusi kinez”. Kjo vjen gjithashtu për shkak të dyshimeve kudo në Amerikë për aktivitetet e dyshimta në Wuhan.

Tani duhet të mendojmë për pasojat e ashpra të kësaj “shkëputjeje”.

Të dyja ekonomitë, do të dëmtohen. Kina do të humbasë burimin e saj më të madh të kërkesës së huaj, në një kohë kur eksportet ende përbëjnë 20% të PBB-së së saj. Ajo gjithashtu do të humbasë qasjen në komponentët e teknologjisë amerikane të kërkuara për të përparuar inovacionin

Por pasojat do të jenë po ashtu problematike për SHBA, e cila do të humbasë një burim kryesor të mallrave me kosto të ulët. Gjithashtu do të humbasë një burim kryesor të kërkesës së jashtme, sepse Kina është bërë tregu i tretë më i madh i Amerikës.

Kjo shkëputje nuk vjen si një surprizë e madhe. Siç është rasti në marrëdhëniet ndërnjerëzore, pavarësia gjeopolitike mund të çojë në konflikt.

Pasojat e këputjes SHBA-Kinë shkojnë shumë përtej ekonomisë. Një ndryshim vendimtar në ekuilibrin e fuqisë globale, duke sjellë një luftë të re të ftohtë.

Ndërkohë, Kina duket se po mbush boshllëkun që po lë SHBA në skenën ndërkombëtare, pjesërisht me anë të Nismës së saj “Rruga e Re e Mëndafshtë”, Bankës Aziatike të Investimeve të Infrastrukturës dhe aeroplanët e furnizimeve mjekësore në vendet e prekura nga pandemia në Evropë dhe kudo tjetër).

Shumë amerikanë janë të zemëruar për marrëveshjet dhe praktikat e pretenduara të padrejta tregtare, të indinjuar nga fondet në dukje joproporcionale të SHBA për institucione si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, dhe dyshojnë se ombrella e sigurisë amerikane në Evropë, Azi, dhe kudo tjetër po shfrytëzohet.

Paradoksalisht, kjo vjen në një moment aspak të mire për sa i përket ekonomisë së SHBA-së.

Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së së Amerikës, i cili arriti në 79% në 2019, tani me siguri do të shkojë shumë më lart se 106%.

A mund të shpëtohet marrëdhënia e prishur SHBA-Kinë?

Ironikisht, COVID-19 ofron një mundësi. Liderët e të dy vendeve do të duhet të përfundojnë lojën e fajit dhe të fillojnë të rivendosin besimin.

Kjo nuk është një kohë për krenari të rreme apo përplasje nacionaliste. Udhëheqësit e vërtetë shpesh duken në momentet më të errëta të historisë.

A është vërtet vonë për Trump dhe Presidentin Kinez Xi Jinping të kuptojnë se çfarë po diskutohet dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkohen vullnetarë për testimin

Kina ka gati vaksinën për koronavirusin

Si e shkatërroi besimin

“Kina e ka humbur Europën…”

Si po përfitojnë liderët nga situata...

E gjithë bota mendon për virusin, ata mendojnë për karriget!