MENU
klinika

Marrëdhëniet bilaterale

Pacolli: Portugalia pro liberalizimit të vizave

02.10.2018 - 20:24

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, po realizon vizitën e parë zyrtare në nivelin e një Ministri të Jashtëm të Kosovës në Portugali, ku është pritur nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme ë Portugalisë Augusto Santos Silva dhe përfaqësues të lartë të shtetit portugez.

Në kuadër të takimit bilateral me homologun e tij Silva në Lisbonë, shefi i diplomacisë kosovare ka diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit dy-palësh në mes dy shteteve dhe në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Pacolli u shpreh se e ka siguruar mbështetjen e Portugalisë për procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës si dhe për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL.

Portugalia do ta mbështesë Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës dhe anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të vendit tonë në INTERPOL. Kjo mbështetje e shtetit tonë mik dhe partner mu konfirmua gjatë takimit bilateral, që zhvillova në Lisbonë me homologun tim, Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Kosova brenda disa javëve do të hapë edhe Ambasadën e saj në Lisbonë dhe kjo është dëshmmia më e mirë e partneritetit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike mes dy vendeve”, ka thënë ministri Pacolli.

Gjatë vizitës në Lisbonë, Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli është pritur në një takim edhe nga Zëvendëskryetari i Parlamentit portugez José Manuel Pureza.

Portugalia e ka njohur Republikën e Kosovës, në vitin 2008, vit kur u shpall Pavarësia e Kosovës ndaj Serbisë. Portugalia është një nga shtetet themeluese të NATO-s, ndërsa që nga viti 1986 është anëtare e Bashkimit Evropian.

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje