MENU
klinika

Rreth 35 mijë dosje “flenë” në Gjykatën e Lartë

Ambasada e SHBA nis lëvizjet: Kemi punësuar avokatë, të merren sa më shpejt vendime!

29.04.2020 - 19:02

Ambasada Amerikanë në Tiranë, ka bërë me dije se USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme në lidhje me 30 mijë dosjet e prapambetura në Gjykatën e Lartë.

Përmes një shënimi në facebook, ambasada thekson se një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.

Postimi i plotë i Ambasadës

Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme. Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt. Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur.