MENU
klinika

Pas akuzave për përdhunim

Ronaldo rishfaqet në krah të Georgina-s

02.10.2018 - 21:51

Ai nuk mund të ishte në fushën e lojës me shokët e tij të ekipit në ndeshjen e Champions League ndaj Young Boys, por nuk mund të mungonte në tribunat e “Juventus Stadium”.

Cristiano Ronaldo është shfaqur për herë të parë në publik që pas akuzave ndaj tij për përdhunim dhe këtë e ka bërë krah të dashurës së tij, djalit dhe nënës.

Kathryn Mayorga e akuzoi yllin portugez se ishte përdhunuar nga ai në vitin 2009 në Las Vegas. Ronaldo reagoi menjëherë duke i hedhur poshtë këto pretendime, duke u shprehur se vajza në fjalë po përdorte emrin e tij për t’u bërë e famshme.

Por këto akuza duket se nuk e kanë lëkundur aspak lidhjen e tij me bukuroshen Georgina, e cila e shoqëroi dhe këtë herë portugezin në stadium.

Në fund, edhe pse pa Ronaldon në fushën e lojës, Juventusi shkëlqeu duke triumfuar 3-0 ndaj skuadrës zvicerane.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain