MENU
klinika

Jo më si dikur

Afërdita Dreshaj nuk do të bëhet më kurrë brune!

30.04.2020 - 09:44

Ndonëse tani është bjonde, në fillimet e karrierës së saj, Afërdita Dreshaj ka qenë brune.

Kur u shfaq në ekran, Afërdita kishte flokë të gjatë të errët, të cilët i ndryshoi me kalimin e viteve.

Por, prej kohësh ajo është bërë bjonde dhe me sa duket nuk ka ndërmend të kthehet më kurrë në brune!

Për këtë ka një arsye të fortë, e cila e detyron!

Bashkëshorti i saj, nuk e pëlqen brune prandaj Afërditën në vazhdim do e shohim vetëm bjonde.

Këtë e ka thënë për ndjekësit e saj në Instastory, të cilët e kanë pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë të bëhet sërish brune.

“Bashkëshorti im nuk i pëlqen flokët e mia kafe”, shkruan Afërdita.