Para pak ditësh, Gent Hazizi dhe Ledio Lako u përfshinë në një sherr fizik që bëri jo pak bujë në portale. Debati mes aktorëve duket se degradoi aq sa u desh edhe ndërhyrja e policisë. Pavarësisht kësaj, Ledio Lako tha për Panorama.al se sherri mes tyre “ishte banal” dhe se ishin zënë thjesht për tekstin.
Mirëpo, nga ana tjetër, Hazizi i cili zgjodhi të mos e komentonte ngjarjen, ditën e djeshme gjatë një Live-i në Instagram me Florjan Binajn, u shfaq me sy të nxirë, gjë që hedh poshtë pretendimin e Lakos për “sherr banal”.
Syri i nxirë i aktorit u vu re edhe nga ndjekësit të cilit ja vunë në pah dhe nuk rreshtnin së pyeturi në lidhje me atë çfarë ndodhi të hënën me Ledio Lakon.