MENU
klinika

Bëhuni gati!

Këtë kombinim do ta shohim kudo këtë verë!

30.04.2020 - 09:55

Bashkë me normalitetin e ri, njerëzit po mësojnë të bëhen gjithnjë e më praktik dhe funksional. Kjo sigurisht vlen edhe për stilin e të veshurit. Shpenzimet e kota duhet të shkurtohen dhe ato pak blerje të zgjuara, mund t’i përdorni në shumë mënyra. 

Ju prezantojmë me kombinimin më të famshëm të verë 2020: Këmishë + pantallona të shkurtra! Do ta shihni kaq shumë përgjatë muajve në vazhdim, sa do lodheni!

Këtë kombinim do ta shihni aq shumë gjatë verës sa do

Pantallona të lirshme lino, pambuk ose çdo material tjetër i freskët, i kombinuar me një këmishë. Një palë sandale dhe gati!

Këtë kombinim do ta shihni aq shumë gjatë verës sa do

Në fakt ky kombinim s’është një trend i ri, por këtë vit më shumë se kurrë blogeret janë të orientuara tek gjërat e thjeshta.

Këtë kombinim do ta shihni aq shumë gjatë verës sa do

Mund të shkoni e veshur kështu në punë, për një pije pas pune (kur të hapen lokalet), apo edhe për një pasdite larg qytetit.

Këtë kombinim do ta shihni aq shumë gjatë verës sa do

Ky kombinim bazik do t’ju tregojë të veshura mirë dhe shtrenjtë në të njëjtën kohë, kur në fakt pantallonat në fjalë mund t’i gjeni fare të përballueshme, tek Zara, Asos, apo H&M.