MENU
klinika

Administratori i klubit vlonjat

Idrizi: Flamurtarin nuk e lejoj të luajë

30.04.2020 - 13:27

Vjen edhe përplasja e parë në futbollin shqiptar sa i përket rikthimit në fushën e lojës. Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është shprehur se nuk do ta lejojë skuadrën e tij të zbresë në fushë dhe të rrezikojë, pa pasur një garanci nga Ministria e Shëndetësisë.

Idrizi u shpreh në “TvT” se ky është një moment shumë i mirë që diçka të ndryshojë në futbollin shqiptar, duke thënë se bashkitë nuk mund të japin lekë. “Nëse Ministria mua më jep garanci që nuk më ndodh gjë, as lojtarëve të mi, por as të mysafirëve, dhe askush nuk më merr mua si shkaktar të sëmundjes së dikujt tjetër, atëherë patjetër që nisim.

Por unë nuk e nxjerr ekipin pa u qartësuar. Se nuk e di se çfarë do të ndodhë nëse infektohet dikush në lojë, pasi me ligj ndëshkohem unë si organizator. Një lojtar për shembull thotë u sëmura në Vlorë gjatë ndeshjes me Flamurtarin, kush do ta mbajë përgjegjësinë e kësaj?

Çdo skenar është i mundshëm, ky është një moment shumë i mirë që diçka të ndryshojë në futbollin shqiptar. Unë e kam thënë se futbolli shqiptar e ka humbur masivitetin. Nuk janë më qytetet në Shqipëri në lojë. Unë i qëndroj kësaj: 1. Ligji për Futbollin, dhe 2. Masivitet me skemën.

Bashkitë nuk kanë shanse që të japin më lekë, pasi jemi në krizë, jemi në luftë apo jo? Ne themi kur do të fillojë kampionati, por atë po e pezullon Franca, po e pezullon Holanda. Çfarë humbje kemi ne nga marketingu, nga e drejta televizive, çfarë humbje kemi ne nga biletat?”, – theksoi Sinan Idrizi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF-së tregon për rifillimin

Duka: Kthehemi në fushë vetëm po pati siguri


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës