MENU
klinika

“Grumbullime me risk të lartë”

Manastirliu venit shpresat e futbollit shqiptar

30.04.2020 - 20:46

Futbolli shqiptar vështirë të rifillojë brenda majit, më saktë më 24 maj, datë kur FSHF e ka fiksuar si datën e rifillimit. Aktivitetet sportive do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura edhe në fazën e dytë të lirimit të masave të kufizimit që u bë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ministrja Ogerta Manastirliu, në një dalje publike shpjegoi lehtësimet e reja për fazën e dytë të bashkëjetesës me këtë virus, ku disa aktivitete do të rifillojnë punën. Por aty nuk përfshihen aktivitetet sportive të cilat vlerësohen si me risk të lartë.

“Kufizimet në këtë plan do të vijojnë të jenë për aktivitetet sportive, kulturore dhe sociale, grumbullimet për më shumë se 5 persona të cilat do të vijojnë të konsiderohen me risk të lartë”, – tha Ministrja e Shëndetësisë duke shpjeguar planin e masave.

Kjo bën të qartë se të paktën deri në javën e fundit të majit, nuk do të ketë stërvitje kolektive, siç shpresonte FSHF. Por nuk dihet ende nëse ndalimi i aktiviteteve do të vazhdojë të përfshijë edhe stërvitjet individuale dhe ato me grupe të vogla prej 3 ose 4 personash, që është edhe etapa e parë e rikthimit të aktiviteteve sportive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Administratori i klubit vlonjat

Idrizi: Flamurtarin nuk e lejoj të luajë

Kreu i FSHF-së tregon për rifillimin

Duka: Kthehemi në fushë vetëm po pati siguri


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës