MENU
klinika

Rihapja e bizneseve, rregullat e reja

Bizneset me mbi 5 punonjës, monitorim me kamera…

01.05.2020 - 12:26

Bizneset me më shumë se 5 të punësuar duhet të vendosin kamera për të monitoruar nëse ata respektojnë rregullat e sigurisë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit. Në kuadrin e lehtësimit të masave për hapjen e ekonomisë, Instituti i Shëndetit Publik ka përpiluar një udhëzues përmes të cilit u rekomandon bizneseve një seri masash për distancimin fizik.

Mbështetur në nivelet e riskut, nga niveli jeshil deri në nivelin e kuq, për transmetimin e infeksionit COVID-19, të gjithë subjektet që janë në nivelin jeshil duhet të përdorin dorezat, maskat mbrojtëse. Respektimi i distancës 2 m, vendosja e shenjave të pritjes në radhë, afishimi i mundësisë së blerjeve online, rezervimi i takimit online apo me telefon, vendosja e xhamit mbrojtës i klientit shitës, dezinfektim i ambientit, larje para hapjes dhe pas mbylljes sidomos i tavolinave, banakëve, telefonave dhe çdo hapësire ku ka pasur kontakt me duar, ajrimi sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë. Në nivelin portokalli dhe të kuq do të kërkohet frekuencë e shtuar e ajrimit, dezinfektim me tunel spray në hyrje dhe në dalje të biznesit për të gjithë punonjësit.

ISHP kërkon nga fasoneritë apo Call Centers të zbatojë oraret me turne në rastet kur ato nuk sigurojnë dot distancën dy metra të çdo punonjësi, – Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë në biznesin apo ndërmarrjen ku është punësuar nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë me Covid-19.

“Distancimi social do të kryhet sipas një plani të vetë bizneseve për fasoneri, rrobaqepësi, call center etj., dhe nëse kapaciteti i punëtoreve kalon normën e lejuar për sipërfaqe në m2, duke respektuar distancën 2 m, bizneset të punojnë në dy turne sipas orarit të lejuar, duke pasur të gjitha kushtet për të kryer dezinfektimin dhe duke përdorur maskat dhe dorezat në mënyrë të detyrueshme”, thekson ISHP në Udhësues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Guardian/ Më 'elastikë' për një tjetër krizë!?

A po tronditet ekonomia globale në të menduarit afatgjatë?