Nën masa të rrepte sigurie janë dërguar në gjykatë për t’ njohur me masën e arrestit, 2 autorët e dyshuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.
Bëhet fjalë për Altin Ndocin si edhe 22-vjecarin me inicialet, K.A, të arrestuar ditëne e djeshme nga policia në kuadër të operacionit “Shën Vlash”.
Dy të arrestuarit, akuzohen gjithashtu edhe për ngjarjen kriminale të 2 marsit, ku mbetën të vrarë Anxhelo Avdia, 24 vjeç dhe Dorian Shkoza, 35 vjeç po në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale policis njoftoi se sekuestroi 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.