MENU
klinika

Aprovohet “kura” e parë

FDA autorizon përdorimin emergjent të remdesivir kundër covid-19

02.05.2020 - 10:41

Administrata amerikane për ushqimin dhe medikamentet ka aprovuar për përdorim emergjent remdesivir, që për momentin konsiderohet si kura më premtuese kundër Covid-19. Ky vendim i hap rrugën një përdorimi më të gjerë nëpër spitalet amerikane të ilaçit që disa kohë më parë u testua kundër Ebolës.

Kompania që prodhon medikamentin në fjalë, Gilead, nëpërmjet numrit një të saj, pati edhe një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, ku ndër të tjera premtoi dhurimin e 1.5 milionë njësive për të ndihmuar pacientët.

Ky dhurim pritet të prekë të paktën 140 mijë pacientë, në varësi të dozës ditore të tyre. Gjatë javës, kompania farmacautike tregoi se medikamenti ka ndihmuar një sërë pacientësh me Covid-19 për t’u përmirësuar në një kohë më të shpejtë. Në vende të ndryshme të botës interesi për këtë medikament është rritur ndjeshëm. Administrata amerikane për ushqimin dhe medikamentet deklaroi se, kjo është terapia e parë e aprovuar kundër covid-19.

Testi i fundit mbi remdesivir tregoi se, ilaçi uli me 31% shtrimin në spital të pacientëve, kundrejt atyre që kishin marrë një trajtim placebo. Studimi sinjalizon se kjo kurë ka më shumë efikasitet kur merret në fazat e para të infeksionit. Instituti për rishikimin klinik dhe ekonomik, që vlerëson efikasitetin e medikamentit për t`i vendosur edhe një çmim, ka vlerësuar se për një kurë 10 ditore ky çmim do të fiksohet në $10 për Remdesivir. Aksionet e kompanisë janë rritur me 26% këtë vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dha efekt kundër COVID-19"/ Doktori amerikan Fauci

“Pres aprovimin e qeverisë për përdorimin urgjent të Remdesivirit”