Një tjetër ministër rus ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për ministrin e Ndërtimit, Vladimir Yakushev, i cili ndodhet i shtruar në një spital në Moskë dhe është duke u trajtuar nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Agjencia TASS shkruan se edhe një zyrtar në ministrinë e tij ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Zëvendësministrja Nikita Stasishin është emëruar ministre në detyrë në mungesë të Yakushevit. Ky njoftim vjen një ditë pasi kryeministri rus Mikhail Mishustin deklaroi se ishte në izolim për shkak se kishte rezultuar me koronavirus. Përhapja e infeksionit edhe në qeverinë ruse vjen pasi vendi ka shënuar një rritje të rasteve përkundër masave që nga muaji mars.
Deri më tani në Rusi raportohen 7,933 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve, duke e ccuar numrin në total të rasteve në 114,431. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore pohojnë se Rusia ende nuk e ka arritur kulmin e përhapjes së pandemisë.