MENU
klinika

Protokoll i veçantë

Spanja hap aktivitetet, La Liga gati për në fushë

02.05.2020 - 16:34

Ndryshe nga Franca, futbolli në Spanjë është gati t’i shkojë deri në fund sezonit në fushën e blertë. Qeveria spanjolle ka miratuar protokollin për aktivitetet sportive, në këtë mënyrë duke i hapur rrugën klubeve të La Ligas për të testuar lojtarët e tyre të hënën, me perspektivën për t’u rikthyer në stërvitje gjatë javës së ardhshme.

La Liga është optimiste që ky hap do t’i japë mundësinë të rikthehen të luajnë në mes të qershorit, megjithatë e gjitha varet te miratimi nga ana e ministrit të shëndetësisë, si dhe uljes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

la liga
la liga

Një takim i Task Forcës të thirrur nga Këshilli i Lartë Sportiv (CSD) në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e ligës spanjolle, federata, sindikata e futbollistëve, etj, miratuan protokollin si pjesë të planit me 4 faza të qeverisë për të lehtësuar masat dhe për të shkuar drejt asaj që quhet “normaliteti i ri”.

Për më tepër, futbollistët pritet të stërviten individualisht duke filluar nga kjo e hënë, teksa njerëzit e zakonshëm do të lejohen të bëjnë stërvitje këtë fundjavë për herë të parë që kur vendi u bllokua prej përhapjes së koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ende pa rinisur futbolli në Gjermani

Tre raste të reja me Covid-19, Bundesliga në dyshim


Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin