03.05.2020 - 08:15
4 raste të reja janë konfirmuar pozitive, në rrethin e Krujës, nga 36 teste të kryera.
Burime bëjnë me dije se 4 rastet janë nga vatrat e fasonerisë dhe kontakteve të tyre, si rrjedhojë e hetimit epidemiologjik që po kryhet.
Me 4 rastet e reja shkon në 111 numri i të infektuarve në Krujë, megjithatë kjo shifër pritet të konfirmohet nga Ministrja e Shëndetësisë në buletinin ditor mbi bilancin e 24 orëve të fundit.