MENU
klinika

Teatri Kombëtar

“Terror” rikthen Yllka Mujon në skenë

03.10.2018 - 10:03

Pas Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, jeta teatrore në Tiranë është gjallëruar dhe vëmendja e publikut ndaj teatrit duket gjithmonë e më madhe. Në skenën e “arTurbinës” shfaqjet do të vazhdojnë.

Në datat 5-6-7 Tetor, ora 20:00, në Skenën e Re arTurbina vjen shfaqja “Terror”, me regji nga Gëzim Kame dhe interpretim të aktorëve Viktor Zhusti, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj, Yllka Mujo, Astrit Hasani.

Ngjarja ndodh në gjykatë, aty ku po zhvillohet një seanca gjygjësore mbi atentatin terrorist më të rëndë të vitit. Fati i një piloti i cili rrezikon të dënohet më burgim të përjetshëm, pasi zgjodhi të vrasë 164 pasagjerë në vënd të 70.000 sportdashësve në një stadium, do të varet nga vendimi i gjykatës, por dhe i njerëzve të thjeshtë të cilët do të vlerësojnë nëse piloti është vrasës apo hero.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave, një tjetër aktivitet teatror do të nisë në skenën e Teatrit Metropol. “Metrofest 2” do të jetë festivali i cili do të bazohet në dramën shqipe të arkivës për të sjellë në skenë vlerat artistike dhe teatrore të SHqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN