Nuk bie shumë në sy dhe i qetë në fushën e lojës, por mjaft i domosdoshëm si mesfushor organizator. Ledian Memushaj dha një ndihmë të madhe për të prekur për herë të parë në histori Kampionatin Europian. Pikërisht këtë moment magjik dhe të tjerë, mesfushori i Pescara-s i kujton në një intervistë për mediet italiane.
MBYLLJA E SEZONIT- Mund të bëhet në fushë nëse ka vullnetin e të gjithëve. Do të ishte në interes të gjithë sistemit. Sigurisht, protokolli i sigurisë duhet të rishikohet dhe të rregullohet për ta bërë atë më të qëndrueshëm.
NDESHJA E FUNDIT – Kishte një ajër shumë të çuditshëm. Ne ishim të vetëdijshëm se diçka do të ndodhte. Situata brenda ekipit ishte e paqartë. Trembëdhjetë lojtarë dhe madje edhe anëtarët e stafit nuk ndiheshin mirë.
Për më tepër disa nga shokët e mi kishin simptoma të ngjashme me ato të virusit. Të gjithë ishim të shqetësuar sepse nuk dinim se çfarë do të kishim hasur. Zbritja në fushë me maska ishte një sinjal që donim të dërgonim te autoritetet.
DE BIASI & REJA – Ne kemi ndarë diçka të paharrueshme me De Biasin. Unë shpesh flas me të. Ne të grupit, që morëm pjesë në Kampionatin Evropian të 2016-s jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin. Gjithashtu bëmë një udhëtim shumë të mirë me Rejan. Ai është një person i shkëlqyer. Reja është si një baba.