Investitori miliarder Warren Buffett thotë se kompania e tij Berkshire Hathaway ka shitur të gjitha aksionet e saj në katër linjat ajrore më të mëdha amerikane.
Duke folur në mbledhjen vjetore të aksionarëve, Z. Buffett tha se “bota ka ndryshuar” për shkak të koronavirusit. Ai më pas tha se kishte gabuar të investonte në industrinë e aviacionit.
Komente të Z. Buffett erdhën vetëm disa orë pasi Berkshire Hathaway njoftoi një rekord humbje neto të tremujorit të parë prej 50 miliardë dollarësh, raporton agjensia e lajmeve Reuters.
Konglomerati kishte 11% të aksioneve në Delta Air Lines, 10% të American Airlines, 10% të Southwest Airlines dhe 9% të United Airlines, sipas raportit të tij vjetor dhe regjistrimeve të ndërmarrjeve.
Firma filloi të investojë në katër linjat ajrore në vitin 2016, pasi shmangu industrinë e aviacionit për vite me radhë.
Çfarë tha Warren Buffett?
Buffett gjatë takimit me investitorët u shpreh se: “Ne e morëm këtë vendim në drejtim të biznesit të linjës ajrore. Ne morëm para nga biznesi në thelb edhe me një humbje të konsiderueshme.
“Ne nuk do të financojmë një kompani… ku mendojmë se do të përtypë para në të ardhmen.”
Industria amerikane e udhëtimeve pothuajse është shembur si rezultat i pandemisë koronavirus, me linjat ajrore duke prerë qindra mijëra fluturime dhe duke marrë mijëra aeroplan pa shërbim.
Buffett tha se ai kishte menduar të investonte në linja ajrore shtesë para goditjes së pandemisë.
Në një deklaratë, Delta tha se ishte në dijeni të shitjes dhe ka “respekt të jashtëzakonshëm për Z. Buffett dhe ekipin e Berkshire”.
Linja ajrore shtoi se mbetet “e sigurt” në pikat e saj të forta.